Japonia, 24 miliardë euro për Afrikën

01/06/2013 00:00

Japonia ka njoftuar një plan ndihmash pesëvjeçare për Afrikën me vlerë rreth 24 miliardë euro, 1.4 miliardë prej të cilave në formën e masave publike për zhvillimin.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Shinzo Abe, që ka hapur punimet e edicionit të pestë të TICAD, ose Konferenca Ndërkombëtare e Tokios për Zhvillimin Afrikan.

Konferenca në fjalë po zhvillohet në Jokohama, në portat e kryeqytetit japonez, dhe do të zgjasë tre ditë. Në të marrin pjesë përfaqësuesit e 50 shteteve.

Shumë vende të Afrikës vuajnë nga varfëria e skajshme dhe luftrat që duket se nuk kanë fund, në të cilat përfshihen gjithmonë e më shumë fëmijët-ushtarë.

Ata rrëmbehen nga militantët dhe me anë të dhunës u nënshtrohen mësimeve mbi përdorimin e armëve dhe mënyrave të vrasjes.

Ndër vendet më të prekura nga këto fenomene janë Somalia, Çadi, Sudani, Kongo, etj, që konsiderohen njëkohësisht vendet më të rrezikshme të botës.

Një tjetër faktor që rëndon situatën në vendet afrikane është edhe droga, pasi kontinenti është kthyer në depon e narkotikëve, si të heroinës nga Afganistani, ashtu edhe të kokainës nga Amerika e Jugut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA