Italia raporton rastin e parë me Coronavirus

01/06/2013 03:20

Italia ka raportuar rastin e parë me “coronavirus”, një virus i ngjashëm me SARS-in, gjatë ditës së premte, një burrë 45-vjeçar që kishte udhëtuar nga Jordania, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore, por po monitorohet i izoluar, deklaroi Ministria përmes një deklarate. Ai është shtruar në spitalin e Toskanës, për shkak të temperaturës së lartë, kollës dhe problemeve respiratore.

Një rezident në Itali, por me shtetësi të huaj, 45-vjeçari ka kaluar së fundit 40 ditë në Jordani, ku një nga djemtë e tij vuante nga një grip i paspecifikuar.

Arabia Saudite është një nga vendet më të prekura nga virusi, me 39 raste dhe 25 të vdekur deri tani, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Virusi, i cili shkakton kollë, temperaturë dhe pneumoni, është përhapur nga vendet e gjirit arabik në Francë, Britani dhe Gjermani. OBSH e ka quajtur atë Coronavirus-i, Sindromi Respirator i Lindjes së Mesme (MERS-CoV).

Ai është nga e njëjta familje virale, që shkaktoi shpërthimin e Sindromit të Ashpër Akut të Frymëmarrjes (SARS), që pushtoi botën në fund të vitit 2003 dhe la 775 viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA