Vlerësimet e Qeverisë së Serbisë janë se Kosova do të detyrohet të bëjë
ndryshime në të paktën 63 ligje të saj dhe mbase në Kushtetutë për të
arritur zbatimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.

Ndërkohë që ekzekutivi serb është duke bërë planin e saj dhe ndryshimin e disa ligjeve, Millovan Drecun, kryetar i Këshillit për Kosovën në kuvend, ka thënë se vlerësimet e Serbisë janë se është e nevojshme që para zbatimit të vërtetohet korniza ligjore në bazë të së cilës do të zbatohet marrëveshja.

“Kjo marrëveshje është neutrale sa i përket statusit. Por, në bazë të ligjeve dokumentet dhe vendimet do të jenë të pranueshme dhe të vlefshme“, ka thënë Drecun. Qeveria e Serbisë është duke vazhduar konsultimet me serbët e veriut, ndërsa siç është thënë deri në tetor do të duhej të mbaheshin zgjedhjet lokale që do të shënonte fundin e institucioneve paralele.

Top Channel