Han i Hotit, sekuestrohen 210 kg kanabis
30/05/2013 00:00
Policia kufitare e Hanit të Hotit ka sekuestruar mëngjesin e sotëm një
sasi prej 210 kg kanabis dhe ka vënë në pranga transportuesin e lëndës
narkotike.
Gentjan Mehmeti u arrestua nga policia kufitare pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij me AA 278 GH u gjet e fshehur lënda narkotike
Sipas policisë, lënda narkotike kishte si destinacion Malin e Zi dhe më pas tregun perëndimor.
Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.
Top Channel