Anglia në gjyq për emigrantët

30/05/2013 00:00

Britania do të dalë përpara Gjykatës Europiane të Drejtësisë për shkak
se ka dështuar të vlerësojë ndershmërisht nëse emigrantët e shteteve të
BE-së përmbushin kushtet për asistencë.

Mbi Londren rendon akuza e diskriminimit ndaj atyre qe kane ardhur prej disa vendeve anetare te bllokut e qe punojne dhe jetojne ne Mbreterine e Bashkuar. Thuhet se nje test rezidencial shtese aplikohet nga Britania per te pare nese emigrantet pretendente per perfitime financiare, kane shkelur ligjet e BE-se.

Qeveria e mbeshtet me force testin duke e cilesuar nje “mjet jetik dhe te drejte” ne perpjekjet per t’u siguruar se asistencen do ta marrin vetem ata persona te cileve u eshte lejuar ligjerisht te jetojne ne Angli.

Bashkimi Europian ka nje test standard, i cili supozohet te aplikohet nga vendet e ndryshme per te percaktuar nese emigranteve u takon apo jo e drejta e ndihmes. Por nisma britanike shkon pertej kesaj dhe redukton qasjen ndaj nje sere perfitimesh te shoqerore. Komisioni Europian duket se eshte i bindur qe Londra ka shkelur ligjet e bllokut e mijera personave u eshte mohuar asistenca ne menyre te padrejte. Nxjerrja e rasteve te tilla perpara Gjykates Europiane eshte e pazakonte dhe gjykimi perfundimtar mund te zgjase per vite te tera. Ceshtja ka egersuar te gjithe ata qe besojne se Brukseli edhe keshtu po nderhyn me shume se c`duhet ne politikat qeveritare te Britanise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA