Sanino, Përfaqësues i Përhershëm i Italisë pranë BE

29/05/2013 00:00

Stefano Sannino nuk do të jetë më Drejtor i Përgjithshëm për zgjerimin
pranë Komisionit Europian. Zyra për shtyp e KE-së konfirmoi se ai është
emëruar Përfaqësues i Përhershëm i Italisë pranë BE-së, detyrë të cilën
pritet ta marrë më 1 korrik.

Ambasadori i sapoemëruar italian largohet nga Komisioni pas një përvoje rreth 11 vjeçare në këtë institucion, që nisi në vitin 2002 si këshilltar diplomatik i Presidentit të atëhershëm Romano Prodi.

Sannino mbante prej korrikut të vitit 2011 postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Zgjerimit, kohë kur në Tiranë u bë i njohur me vizitat e shpeshta e bisedimet me qeverinë e opozitën për zgjidhjen e ngërçit politik që rezultoi me marrëveshjen e nëntorit mes palëve.

Me rastin e emërimit si përfaqësues zyrtar i politikës italiane në Bruksel, Sanino mori përgëzimet dhe falenderimet e Komisionit për punën e kryer në detyra të ndryshme në këto vite pranë këtij institucioni.

Pergatiti ARTA TOZAJ

Top Channel

DIGITALB DIGITALB