OECD i uli parashikimet e saj të rritjes ekonomike për Eurozonën e i
bëri thirrje Bankes Qendrore Europiane të bëjë më shumë për nxitjen e
saj.
Organizata per bashkepunim ekonomik dhe zhvillim thote se zona e monedhes se perbashket do te tkurret me 0.6% kete vit, duke thelluar keshtu akoma me tej hendekun mes saj dhe ekonomive me rritje te shpejte si Shtetet e Bashkuara dhe Japonia.
Ekonomia globale, per OECD-ne po leviz me shpejtesi te ndryshme. Faji per tablone e trazuar te Eurozones rendon mbi masat anti-krize, uljen e besimit dhe kushtet e rrepta te kreditimit. Por pervec konstatimeve, ka edhe nje paralajmerim: vazhdimi i dobesimit ne Europe, sipas organizates, mund te rezultoje ne stanjacion me pasoja negative per te gjithe ekonomine e globit.
Ne Shtetet e Bashkuara, nga ana tjeter, per kete vit, parashihet rritje me gati 2%. Por ajo qe do te kete rritjen me te madhe nga ekonomite kryesore te OECD-se per 2013-ten eshte Japonia, e cila do t’i shtoje 1,6% GDP-se e saj fale masave te jashtezakonshme stimuluese te ndermarra nga qeveria kete vit.
Organizata qe perfaqeson 34 ekonomi te avancuara shton megjithate se nuk ka shume siguri, qe kjo rimekembje do te vazhdoje edhe pergjate 2014-tes, kur ekzekutivi japonez pritet te reduktoje shpenzimet. Ndonese Kina nuk eshte e perfshire ne klubin e OECD-se, rritja e saj vjetore llogaritet te jete diku tek 8% ne 2 vitet ne vazhdim. FMN-ja nderkohe i uli parashikimet e saj te rritjes per ekonomine kineze ne 7,75%.
Top Channel