Honduras, vendi me përqindjen më të madhe në botë të vrasjeve, ka mbështetur bisedimet për paqe mes dy grupeve më të dhunshme të rrugëve.
Grupet e gangsterëve “Mara Salvatrucha” dhe “Calle 18” kanë lëshuar deklarata të ndara nga një burg në San Pedro Sula, të martën, duke kërkuar falje ndaj publikut për dhunën dhe duke deklaruar armëpushim.
Anëtarë të bandave folën me fytyra të mbuluara për të mos u identifikuar, duke nxitur arritjen e paqes.
“Ne do të nisim tani. Kemi kaluar më shumë se një dekadë, duke u përfshirë në krime dhe keqtrajtime, të cilat na kanë prekur edhe ne, ndaj dhe ajo që kërkojmë është paqja”, tha një përfaqësues i “Calle 18” për reporterët.
Por, një marrëveshje mes bandave, prej një kohe të gjatë në luftë, ende nuk është vendosur mbi tavolinë.
“Nuk mund të kemi një paqe, nëse njerëzit e tjerë nuk mendojnë siç mendojmë ne”, tha përfaqësuesi i “mara Salvatrucha” nga burgu, brenda një qyteti që përshkruhet si ai i vdekjeve më të mëdha në botë.
“Do të respektojmë territorin e tyre, por duam edhe nga ata të respektojnë territorin tonë, kështu që dhuna do të pësojë ulje”, tha përfaqësuesi i “Calle 18”.
Bandat arritën një marrëveshje për paqe në El Salvadorin fqinj, teksa zyrtarët thonë se përqindja e të vdekurve ka rënë në mënyrë dramatike. Liderët e Hondurasit shpresojnë të arrihet e njëjta gjë edhe në vendin e tyre.
Top Channel