Guantanamoja e Afganistanit

29/05/2013 00:00

Afro 90 afgane mbahen prej shumë muajsh në gjendje arresti në bazën
ushtarake ‘Camp Bastion’ në afërsi të Kabulit nga trupat britanike.

Ata jane kapur gjate operacioneve ne Helmand dhe Kanadahar. Faktin e konfirmon Ministri britanik i Mbrojtjes Philip Hammond, i cili thekson se lirimi i tyre do te rrezikonte trupat britanike qe operojne ne Afganistan.

Por avokatet e tete prej te ndaluareve thone se disa prej tyre kane 14 muaj qe mbahen ne gjendje arresti dhe nuk u kalohen per procedim te metejshem autoriteteve afgane. Britaniket kane te drejte t’i mbajne te arrestuarit deri ne 96 ore, por thone se per arsye te vecanta dhe per marrjen e te dhenave sekrete kritike mund t’i mbajne edhe me gjate.

Avokatet e cilesojne kete fakt si nje Guantanamo te dyte.Por autoritetet thone se parlamenti britanik eshte vene ne dijeni te ketij fakti. Zedhenesi i Ministrise afgane te Mbrojtjes e cileson ndalimin te paligjshem dhe jonjerezor.

Britaniket ashtu si edhe amerikanet jane te shqetesuar per lirimin e te ndaluarve ne duart e autoriteteve afgane pasi nuk kane ende besim se ata nuk do te lirohen per t’u rikthyer serish ne fushen e betejes. Kjo eshte nje dileme e madhe per britaniket dhe potencialisht perben terrenin per nje skandal te ri politik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA