Gjermania pranoi që të paguajë një dëmshpërblim shtesë prej 800 milionë eurosh, për të ndihmuar familjet hebrehe që të përkujdesen për të mbijetuarit e moshuar të Holokaustit.
Rreth 56 mijë hebrenj, të cilët shpëtuan nga kampet e shfarrosjes së Gjermanisë Naziste do të përfitojnë dhe një e treta e tyre ndodhen në Izrael.
Qëllimi i kësaj ndihme është rehabilitimi i të mbijetuarve, që të lejohen të jetojnë denjësisht vitet e tyre të fundit të jetës.
Për herë të parë, Berlini ka pranuar që të paguajë jo vetëm ata që vuajtën në kampe përqendrimi, por edhe hebrenjtë që u interuan në geto në qytetet e ndryshme të pushtuara.
Konferenca Ndërkombëtare e Hebrenjve, një organizatë që mbron të drejtat e të mbijetuarve të Luftës së Dytë Botërore, e mirëpriti këtë vendim.
“Përgëzojmë faktin që Gjermania vazhdon të përmbushë detyrimin e saj historik, për të shpaguar viktimat e nazismit”, deklaroi Stuart Eizenstat, një prej drejtuesve kryesore të organiztaës, në një deklaratë të postuar në faqen e internetit.
Top Channel