Berisha: Të ndërtohet Korridori 8
29/05/2013 00:00
Duke shfrytëzuar fjalën e tij në konferencën rajonale për sigurinë
detare në Adriatik dhe Jon që po zhvillohet në Tiranë, Kryeministri Sali
Berisha theksoi se duhet ndërtuar Korridori 8, për të cilin po
diskutohet tashmë prej 20 vitesh.
“Ky është një korridor zhvillimi, promotor zhvillimi në rajon dhe më gjerë. Ju ftoj të bëjmë gjithcka për ndërtimin e tij”, tha Berisha.
Në fjalën e tij në konferencë, shefi i Qeverisë theksoi se detet që lagin Shqipërinë, njëkohësisht bashkojnë disa vende me potencialet më të mëdha turistike.
Ndërkohë Franco Frattini, i pranishëm në këtë konferencë theksoi se nuk ka Evropë të fortë pa Ballkanin të përfshirë.
Top Channel