Një i ri ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik, që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në hyrje të qytetit bregdetar të Durrësit, pranë Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën.
Një motoçikletë, e drejtuar nga Erblin Jashari, është përplasur me një automjet tip “Ford”, ngjyrë gri, me targa AA089AH, teksa lëvizte në aksin rrugor Stacioni i trenit – Ura e Dajlanit.
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i motoçikletës, 26-vjeçari Erblin Jashari, me banim në Shkozet.
Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kryerjes së veprimeve të para proceduriale kanë mundur të rikthejnë lëvizjen normale të automjeteve në këtë aks rrugor.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia në drejtim dhe një parakalim i gabuar nga njëri prej mjeteve.
Policia deklaron se ka shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin Arbër Dogani, 25 vjeç, banor i lagjes 4 të Durrësit.
Top Channel