Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka prishur të gjitha vendimet e shkallëve të gjyqësorit dhe ka kthyer për rigjykim çështjen e tragjedisë së nëntë janarit për njërin nga të akuzuarit, 34-vjeçarin Altin Belulaj, i lakuar ndryshe si njëri nga skafistët e kesaj ngjarjeje nën akuzë për dhënie ndihme për kalim të paligjshem të kufirit.
Çështja do të rigjykohet nga Gjykata e Shkalles së Pare e Vlorës, ndërkohë qe vendimi i Gjykates së Larte pritet te zbardhet ne ditet ne vijim.
Një nga shkaqet që Gjykata e Larte e ka prishur vendimin madje edhe një vendim të sajin të mëparshëm të vitit 2007 për tragjedinë e nëntë janarit thuhet se është zbulimi i provave të reja, të cilat tregojne se referuar edhe provave te tjera të marra ne shqyrtim të çojne në konkluzionin se vendimet e meparshme ndaj ketij shtetasi jane te gabuara.
Altin Belulaj, i dënuar në mungese me 20 vjet heqje lirie u arrestua gati nje vit me parë në Rome, ndërsa prezantohej si shtetas rumun, ndërkohë qe ky vendim do të thotë për të akuzuarin si skafist lirim te menjehershem te tij.
Në fakt me heret i pandehuri i ishte drejtuar edhe Gjykates Kushtetuese, duke pretenduar se i ishin cënuar të drejtat për një proces te rregullt ligjor pasi sipas tij gjate gjykimit ai ndodhej jashte vendit.
Nga ana tjeter, Gjykata Kushtetuse vendosi mos kalimin e çeshtjes për gjykim pasi sipas saj gjykatat i kishin respektuar te drejtat e tij sepse avokati mbrojtes ka marre dijeni per procesin.
Ne vitin 2007, Gjykata e Larte ne vendimin e saj uli denimet per shtate te akuzuarit e tragjedise se nente janarit, gjate të ciles 36 shtetas tentuar të udhëtojnë drejt Italise e per pasoje 27 prej tyre humben jeten, me tetë prej tyre që nuk u gjendën kurrë.
Top Channel