SHBA, dita e të rënëve

28/05/2013 00:45

Në Shtetet e Bashkuara, në ditën e të rënëve, u kujtuan të gjithë ata, që dhanë jetën në luftra.

Presidenti amerikan, Barak Obama, vendosi një kurorë me lule në varrin e ushtarit të panjohur, në varrezat kombëtare të Arlingtonit, pranë Uashingtonit.

“Megjithëse kemi kthyer faqe, pas një dekade konflikti, megjithëse ne shikojmë përpara, nuk duhet të harrojmë – tha presidenti amerikan – ndërsa mblidhemi sot, se vendi ynë është në luftë”.

Si pjesë e veprimtarive, me rastin e Ditës Përkujtimore, shumë njerëz vijnë në Uashington me motoçikleta nga e gjithë Amerika.

Ata kalojnë urën e Memorialit dhe drejtohen për në Përmendoren e Veteranëve të Vietnamit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA