Seri sulmesh në Bagdad
28/05/2013 01:00
Të paktën 70 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën, pas një seri sulmesh me bomba, që vunë në shënjestër lagjet me shumicë shi’ite në Bagdad.
Të paktën 12 bomba shpërthyen në zonat tregtare. Asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmet, por tensionet mes shumicës Shi’ite, që drejton qeverinë, dhe pakicës sunite janë rritur vitin e fundit.
Sunitët akuzojnë kryeministrin Nuri al-Maliki se po i diskriminon, çka kundërshtohet nga qeveria.
Në Irak po shtohet frika e kthimit të dhunës në nivelet e viteve 2006 dhe 2007, një periudhë ku humbën jetën mijëra persona.
Sipas OKB-së, vetëm në muajin prill, bilanci i viktimave arriti në 700 të vrarë.
Top Channel