Pistë helikopterësh në Kremlin
28/05/2013 01:10
Një fushë helikopterësh është ndërtuar brenda Kremlinit, në përpjekje për të lehtësuar lëvizjen e presidentit rus, Vladimir Putin.
Policisë ruse nuk do t’i duhet të ndalojë qarkullimin e këmbësorëve dhe makinave, për t’i hapur rrugë karvanit, që shoqëron shefin e Kremlinit.
Fusha ka hapësirë për dy helikopterë, si dhe vend parkimi për një të tretë.
Ajo u ndërtua brenda mureve të kuqe të Kremlinit dhe zëdhënësi i Departamentit të Pronësisë, Viktor Krenkov, shpjegoi se nuk ka ndikim negativ për ndërtesën, e cila renditet në trashëgiminë botërore të UNESCO-s.
Top Channel