Londër, marshim kundër islamit

28/05/2013 15:30

Shqetësimi për islamofobinë mori një dimension të ri këtë të martë në Britaninë e Madhe, pas mbajtjes së një serie protestash anti-islam në kryeqytetin Londër.

Me mijëra pjesëmarrës, të indinjuar nga vrasja e një ushtari prej dy radikalëve muslimanë në Londër gjatë javës së shkuar, tentuan të sulmonin disa xhami dhe vende faljesh të kryeqytetit, duke detyruar policinë që të realizonte të paktën 10 arrestime.

Njëri prej të arrestuarve, dyshohet se planifikonte vrasjen e një hoxhe, ndërsa nëntë të tjerët u ndaluan për shkak të tejkalimit të së drejtës së protestimit, duke shfaqur sjellje të dhunshme.

25-vjeçari Lee Rigby, një ushtar që kishte shërbyer më parë në Afganistan, u vra në mënyrë brutale pasi doli nga kazerma e tij nga dy nigeriano-britanikë, që u arrestuan më pas nga autoritetet.

Autorët e krimit, të cilët pozuan me hanxharë të përgjakur në dorë për mediat, përpara se të plagoseshin në ndërhyrjen e policisë, e konsideruan vrasjen e Rigbyt si një shpagim për vrasjet që koalicioni i NATO-s, në të cilin Britania ka një kontribut kryesor, ka realizuar në Afganistan apo më parë në Irak.

Vrasja e Rigby u shndërrua në një “këmbanë” alarmi për rrezikun e radikalizmit, ndërsa një numër gjithmonë e më i madh britanikësh thonë se ndihen të rrezikuar nga islami ekstrem apo emigracioni i pakontrolluar në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA