Në një mbledhje të shkurtër paraditen e sotme, Qeveria e Kosovës miratoi
planin e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruskel mes dy
kryeministrave Hashim Thaci dhe Ivica Daçiç.

Sipas kryeministri Thaci, plani pritet t’i kalojë Kuvendit të Kosovës për t’u votuar. Dhe më tej i takon Presidentes së Kosovës ta nënshkruajë që ky plan të hyjë në fuqi. Një ditë më parë, deputetët të Kuvendit u ankua se nuk e dinin ende se cfarë përmbante ky plan.

Në fakt ajo cfarë dihet është e publikuar ditëve të fundit në bazë burimesh në shtypin e ditës në Kosovë. Plani zbatues i Marrëveshjes Kosovë-Serbi, amniston serbët e veriut dhe ua lë në dorë strukturave ilegale vënien e bazave të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Bazuar në dokument, zbatimi do të përbëhet nga gjashtë elemente kryesore: Rregullimi i kornizave ligjore; Asociacioni/Bashkësia; Policia; Gjyqësori; Zgjedhjet komunale; si dhe Dispozitat e përgjithshme. Sic ka deklaruar më herët Kryeministri, zbatimi i plotë i planit pritet të bëhet brenda gjashtë muajsh. Pas zgjedhjeve lokale dhe shpalljes së rezultateve do të formohet shoqata, e cili pritet të qeverisë në pajtim me kartën europiane të vetëqeverisjes.

Top Channel