Një pacient i infektuar me “koronavirus”, i ngjashëm me atë që shkakton “SARS”-in ndërroi jetë ne Francë.
Deri tani janë raportuar 44 raste në të gjithë boten, 23 persona kanë humbur jetën pas infeksioneve të marrë gjatë udhëtimeve në Lindjen e Mesme.
65-vjeçari, që kishte udhetuar ne Dubai nderroi jete te marten ne spital, ndërsa pacienti qe ndodhej ne te njejten dhome eshte infektuar.
Virusi shkakton pneumoni dhe ndonjehere edhe dobesimin e organeve, por disa paciente kane shfaqur edhe probleme te tjera.
Paciente te prekur nga semundja raportohen ne Arabine Saudite, ku ndodhen me shume se gjysma e rasteve te infektuar, Jordani, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe, France, Gjermani, Tunizi dhe Britanine e Madhe.
Përmes nje deklaratë ne fillim të Majit, Organizata Botërore e Shendetesise tha se: “përhapja e virusit do të përbente nje shqetesim të madh botëror, sepse virusi ka shkaktuar semundje te renda ne disa vende. Megjithese ne numra te vegjel, vazhdon ne Lindjen e Mesme prej vitit 2012. Shqetesim te madh perben fakti se rastet ne disa vende mbeshtesin gjithnje e me shume hipotezen se kur ka kontakte te afert, koronavirus mund te transmetohet nga njeriu tek njeriu”.
Ne muajin shkurt, nje pacient humbi jeten ne Birmingam te Britanise se Madhe pasi tre prej anetareve te familjes se tij u preken prej tij.
Mendohet se nje prej tyre e kishte marre virusin gjate udhetimit ne Lindjen e Mesme dhe Pakistan.
Profesori Jen Xhons, nje virolog ne Universitetin Riding shpjegoi se rreziku i perhapjes se infeksionit eshte i ulet. Sipas tij, nevoja me e madhe eshte te identifikohet nga vjen per te ndihmuar ne parandalimin e infeksioneve.
Top Channel