‘Historia është një roman i së kaluarës’, thoshte shkrimtari francez
Edmond de Gonkurt, por qe me sa duket vazhdon te kthehet ne te tashmen.
Shume gjera dihen per Luften e Dyte Boterore, por ekzistenca e nje
ushtrie amerikane fantazmë që ndihmon ne mposhtjen e Gjermanise eshte
mbajtur e fshehte per dekada te tera.
Ky fakt behet publik nepermjet nje filmi dokumentar me regji te Rick Beyer, te cilit i jane dashur plot 8 vjet per ta formuluar ate nepermjet fragmenteve filmike, intervistave me veterane dhe krijimeve artistike nga ushtarët në front. Ajo qe zyrtarisht njihej si njesia e forcave speciale 23, nje organizëm prej 1.100 vetesh, kishte nje mision teper te vecante: ajo nuk duhet te luftonte, por thjesht te corientonte armikun. Ushtria fantazmë shtirej si njesi te tjera per te shperqendruar vemendjen: perdornin tanke te rreme, transmetime radioje te rreme, zhurmen e kamioneve.
Nje shembull i qarte eshte ai i marsit 1945.Pas muaj te tera luftimesh, gjermanet u terhoqen pertej Rinit, qe ishte dhe fronti i tyre i natyrshëm për mbrojtjen përfundimtare. Pamjet nga ajri tregonin qindra mjete dhe interceptimet e transmetimeve radiofonike nga aleatët konfirmojnë praninë e dy divizioneve amerikane. Perpos kesaj, postat vëzhguese të gjermanëve kanë dëgjuar lëvizjet e tyre duke kaluar lumin. Asgje nuk ishte e vertete, edhe pse gjermanet besuan te kunderten. Sipas regjizorit Beyer, operacioni në Lumin Rin rezultoi nje sukses i vertete.
Historia e jashtezakonshme e kesaj njesie rrefehet ne respektim te plote te se vertetes, si nje homazh ndaj guximit te atyre qe shkuan ne front vetem per te terhequr vemendjen e armikut ne menyre qe te shpetonin jetet e te tjereve.
Top Channel