Parlamenti i Maqedonisë ka hedhur poshtë si të pabazë iniciativën e partisë minore maqedonase “Dinjiteti”, për mbajtjen e një referendumi kundër emërimit të ushtarëve të UÇK-së në postet publike, si dhe kundër ligjit për amnestimin e tyre.

Kabineti i kryeparlamentarit maqedonas Trajko Veljanovski informoi se nisma për referendum e partisë “Dinjiteti” nuk është në përputhje me ligjin.

Kreu i “Dinjitetit”, Stojançe Angelov kërkoi nga kryetari i Parlamentit që të respektojë ligjin për referendum dhe ta vendosë në rend dite të seancës së ardhshme plenare nismën e tij, me qëllim që deputetët të deklarohen në lidhje me këtë çështje.

“Ne vlerësojmë se kryetari nuk ka të drejtë që iniciativën tonë ta shpallë të pabazë. Nëse për të kjo çështje e ndejshme është e pabazë, për ne është me rëndësi nacionale për shtetin. Kërkojmë nga Trajko Veljanovski të respektojë ligjin për referendum dhe çështjet tona t’i vendosë në seancën e parë të ardhshme”, deklaroi Angelov. Iniciativa për mbajtjen e një referendumi kundër ish-pjesëtarëve të

Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare erdhi pas emërimit të ish-komandantit Talat Xhaferi në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo nismë ngriti tensionet ndëretnike në Maqedoni dhe nxiti disa incidente të dhunshme ndaj shqiptarëve të Shkupit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA