Nga Forumi Ekonomik Boteror në Jordani, sekretari Amerikan i Shtetit
John Kerry deklaroi se lideret e biznesit jane te gatshme te investojne
deri në 4 miliardë dollarë në ekonominë palestineze si mbeshtetje per
planin gjithëpërfshirës te paqes me Izraelin.
Nje iniciative, qe per shefin e diplomacise amerikane, nuk zevendeson sidoqofte procesin politik. Nisma për investime nga sektori privat në turizëm, ndërtim, prodhimin e llambave, energjetikë, bujqësi dhe teknologji informatike ka filluar qe tani të japë rezultate te kenaqshme.
Perpara pjesemarresve ne forum, Kerry sqaroi se investimet mund të shtojnë Prodhimin e Përgjithshëm të Brendshëm 50 për qind gjatë tre vjetëve të ardhshëm, duke ulur papunësinë nga 21 për qind në 8 për qind, me përfitime të mëdha në bujqësi dhe sektorin e ndërtimit të shtëpive. Plani duket se ka gjetur mbeshtetjen e te dyja, edhe te kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu edhe ate te presidentit te autoritetit palestinez Mahmud Abaz. arsyeja eshte e thjeshte: fale tij palestinezët të bëhen më të pavarur ekonomikisht dhe klima e investimeve njeh permiresim.
“Plani per ekonomine palestineze eshte me i madh, me i fuqishem e me ambicjoz se cdo propozim tjeter qe prej atij te Oslos mbi 20 vjet me pare. Një ekonomi funksionale dhe dinamike që përmbush nevojat e popullatës, ndihmon ne ndertimin e se ardhmes”, tha Kerry.
Pasojat e nje nisme te tille do te ndiheshin ne mbare rajonin e sipas Kerry-t, ajo mund te perdorej edhe si model i ndryshimit qe perben aplikimi i investimeve. Jeta ne zone do te ndryshonte, por nje ekonomi e shendetshme nuk vlen pa procesin politik, dhe liderit palestinez Abbaz i jane dhene garanci se iniciativa nuk zevendeson zgjidhjen diplomatike.
Top Channel