Konferenca për Sirinë
25/05/2013 00:00
Opozita siriane shprehet e gatshme të negociojë, por zëdhënësi i
koalicionit kryesor të saj thotë se në Konferencën Ndërkombëtare të
Paqes do të merret pjesë vetëm nëse Bashar al Assad pranon të dorëhiqet.
“Ne e kemi përshëndetur marrëveshjen që në ditën e parë.Do ta deshironim gjetjen e nje zgjidhjeje politike, por nuk duam te genjehemi perseri nga ky regjim qe na ka mashtruar shume here deri me sot”, thotë Luai Safi, zëdhënës i koalicionit kombëtar.
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po perpiqen te organizojne nje konference ku te negociohet fundi i dhunes ne Siri, por ende nuk jane finalizuar detaje te tilla si data e mbajtjes se saj, axhenda apo pjesemarresit.
Top Channel