Nje tentative e nje deputeti te partise neonaziste Agimi i Arte ne fillimin e javes se kaluar per te hyre me armen e tij ne parlament, ka zbuluar nje te vertete te hidhur dhe shokuese per dhjetera politikane greke.

51 nga 300 deputet te ketij parlamenti mbajne arme me lejen e Ministrise se Rendit. Prej tyre 15 jane vetem deputetet e Agimit te Arte, ne te cilet perfshihet edhe gruaja e kryetarit te kesaj partie Nikos Mihaloliakos, Eleni Zarulia.

Por sipas gazetes Parapolitika qe publikon kete fakt trondites ,jane edhe disa ish ministra apo ish deputete qe kane siguruar lejet e mbajtjes se armeve dhe qarkullojne me to brenda ketij institucioni. Midis tyre kreu I partise se djathte Panos Kamenos ,apo nje prej anetareve me te perfolura te Partise Komuniste Greke ,Liana Kaneli ,qe ka siguruar leje per arme,pasi eshte qelluar me shpulle nga numri dy I neonazisteve te Agimit te Arte, Ilias Kasidhiaris ,gjate transmetimit direkt te nje emisioni televiziv.

Pas disa seancave parlamentare te diteve te fundit qe jane shoqeruar me debate te ashpra dhe fyerje midis deputeve te forcave politike te ekstremit te djathte dhe te Radikaleve te Majte ,armbemajtja e deputeteve brenda tempullit te demokracise ,ka bere qe kryetari I parlamentit grek te jape urdher per ndalimin e hyrjes se cdo deputeti me arme ne salle,duke instaluar makinerite e kontrollit te armeve ne dyert e jashtme te nderteses.

Por ajo qe ka shkaktuar reagime ne opinionin publik eshte fakti se shume deputete jane shprehur kunder kesaj mase.

Ne diten e pare te zbatimit te ketij urdhri te prere per armbembajtjen, dedektoret e zbulimit te armeve ne parlament nuk kane punuar per shkak te nje defekti ,keshtu qe perseri seanca mund te jete zhvilluar ashtu sic ironizojne shumica e mediave greke ne komentet e fundit,”me kobure ne brez”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA