Parlamenti Turk aprovoi këtë të premte një legjislacion kontradiktor, i cili kufizon shitjen dhe reklamimin e alkoolit në vend.
I propozuar dhe mbështetur nga partia islamiste e kryeministrit Erdogan, ligji synon të mbrojë popullsinë, sidomos të rinjtë, nga efektet e dëmshme të alkoolit.
Kritikët thonë se kjo nismë rrit rrezikshëm ndikimin e fesë, në një shtet me një traditë të vjetër laike, ndonëse banohet me një shumicë dërrmuese prej muslimanëve.
Në bazë të këtij ligji, alkooli ndalohet të shitet në Turqi nga ora 20:00 deri në 6:00 dhe njëkohësisht sanksionohet ndalimi i reklamimit të pijeve alkoolike, në çfarë do spoti apo aktiviteti.
“Diageo Plc”, një prej distiluesve më të mëdhenj të alkoolit të përdorur për pijet alkoolike shprehu shqetësim mbi legjislacionin.
Në vitin 2011, Diageo bleu prodhuesin më të madh të rakisë turke për 2,1 miliardë dollarë.
Në një komunikatë, kompania shprehu zhgënjimin e saj të thellë për këtë legjislacion, duke thënë se nisma të tilla do të dekurajojnë investimet e ardhshme të jashtme.
Top Channel