SHBA, shembet ura, makinat në lumë

24/05/2013 00:00

Një urë mbi lumin Skejxhit  në Uashington u shemb dhe disa makina dhe persona ranë në ujërat e ftohta. Nuk raportohet për viktima, por dy prej tre personave që ranë në lumë u shtruan në spital me hipotermi.

Ura me katër korsi ndodhet pranë malit Vernon, në rrugën kryesore mes Siatëllit dhe qytetit kanadez Vankuver. Shkaqet e shembjes së urës mbeten ende të panjohura. Ndërsa media lokale raportoi se mund të jetë shkaktuar nga pesha e një kamioni. Ura është ndërtuar në vitin 1955, duke iu referuar faqes së internetit mbi të dhënat e urave në SHBA.

“Është një urë e vjetër dhe kërkon mirëmbajtje dhe rregullime. Është inspektuar dy herë në vit dhe kërkon shumë punë, njësoj si urat e tjera në të gjithë vendin”, deklaroi Lynn Peterson, sekretare e Transportit për shtetin e Uashingtonit.

Ndërkohë, Dan Slight, një nga personat e shpëtuar, tha se ura u zhduk në një shtëllungë të stërmadhe pluhuri. “Kur pluhuri u ngrit pamë urën të shembej. Më pas një shtytje e fortë dhe ti shikoje ujin që afrohej. Është një ndër ato raste kur ti shtrëngohesh aq fort sa mundesh dhe më pas përplasja e ujit të ftohtë”, tregoi Slight.

Ngjarja ndodhi ndërsa ligjvënësit amerikanë po debatojnë paketën për transportin prej 8.4 miliardë dollarësh, e propozuar nga guvernatori i Uashingtonit, Jay Ansley dhe kolegët e tij demokratë.

Në gusht të vitit 2007 një urë u shemb në Minesota dhe të paktën 13 persona humbën jetën, çka shtoi shqetësimet për infrastrukturën e dëmtuar në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA