Qeveria e Kosovës i jep dritën jeshile zbatimit të marrëveshjes ndërmjet Prishtinës së Beogradit. Zbatimi i tërsishëm i planit pritet të bëhet brenda gjashtë muajsh.

Sipas kryeministrit kosovar Hashim Thaçi, pas zgjedhjeve lokale dhe shpalljes së rezultateve do të formohet asiciacioni i cili pritet të bëjë qeverisjen në pajtim me kartën europiane të vetëqeverisjes bazuar në ligjet e Kosovës.

“Kjo marrëveshje ka kompromise, por jemi siguruar që secili kompromis të jetë i tillë që shërben në të mirë të interesave të qytetarëve të Kosovës, si në veri ashtu edhe në jug”, deklaroi Thaçi.

Ndësa në muajit në vijim të dyja palët, Kosova dhe Serbia, janë të detyruara të miratojnë të gjitha ndryshimet ligjore të kërkuara për zbatimin e marrëveshjes.

Ndërkohë, sa i përket çështjes së forcave të rendit sipas marrëveshjes, pritet që deri në fund të majit të dyja palët të krijojnë një grup pune në mënyrë që policët në veri të vendit të integrohen në zinxhirin komandues të Prishtinës dhe që pagat t’i marrin vetëm nga insitucionet e Kosovës.

“Me këtë marrëveshje, Kosova ju ka dhënë një shansë ideale qytetarëve tanë në veri, që të bëhen pjesë e pandarë e shoqërisë tonë demokratike”, theksoi kryeministri i Kosovës.

Më tej thuhet se deri në fund të këtij viti të përfundojë integrimi i institucioneve gjyqësore, etj. Gjatë kësaj mbledhjeje të qeverisë kryediplomati kosovar ka reaguar ndaj presidencës maqedonase e cila nuk e ka ftuar presidenten kosovare për të qenë pjesë në samitin e rregullt të presidentëve rajonalë.

Më tej, kabineti qeveritar ka reaguar edhe ndaj arrestimeve të komandatëve të grupit të Drenicës për krime lufte nga ana e EULEX-it.

“Qeveria e Kosovës beson plotësisht në luftën e drejtë të UÇK-së, të komandantëve dhe luftëtarëve të saj, luftë kjo që bëri që Kosova të fitojë lirinë, pavarësinë, shtetin demokratik dhe partneritetin e ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n”, tha kryeministri Thaçi.

Ndërsa ministri i Arsimit, Ramë Buja tha se, askush nuk duhet të shfajësohet nga krimet e bëra, por theksoi se, arrestimi i komandatëve të cilët kishin mision mbrojtjen e popullsisë civile është i papranueshëm dhe mund të ketë prapavijë politike.

Top Channel