Konference paqe për Sirinë

24/05/2013 00:00

Qeveria siriane pranoi të merrte pjesë në konferencen ndërkombëtare të paqes, të propozuar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.

Aleksander Lukashevic, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tha se “Damasku shprehu gatishmerine në parim për të marrë pjesë në konferencen ndërkombetare që do t’u sherbeje vete sirianeve për të gjetur rrugen qe do te coje në zgjidhjen e konfliktit”.

Zëvendësministri i Jashtëm sirian, Faisal Mekdad, pas bisedimeve ne Moskë me kryediplomatin rus, Sergei Llavrov, të mërkurën, deklaroi se qeveria siriane shume shpejt do te jepte një përgjigje.  

Lukashevic tha se veprimet ndërkombetare; ku përfshihet edhe rezoluta e Asamblese se Pergjithshme të OKB-se me 15 maj, ku u denuan aktet e kryera nga ushtria siriane, po shtyjne opozitën siriane të kundershtojnë bisedimet. Rusia është një prej perkrahesve të Assad-it, gjate konfliktit dyvjeçar ka kundershtuar sanksionet, ka furnizuar me arme Damaskun dhe ka bllokuar rezolutat e Keshillit te Sigurimit se bashku me Kinen.

Plan paqe për Sirinë

Udheheqesi në ikje i opozites siriane, Moaz Al Katib paraqiti nje plan të detajuar për kalimin e pushtetit në Siri. Propozimi i tij vjen ndersa delegatet siriane po marrin pjese ne bisedimet e Stambollit.

Nje nga pikat kryesor te tij eshte; largimi nga detyra i Presidentit sirian, nje kerkese qe me shume gjasa do te kundershtohet nga Bashar Assad dhe mbeshtetesja e tij, Rusia. Sipas Katib, Asadit dhe familjes se tij duhet t’i garantohet nje dalje e sigurt nga vendi, nese ai vendos te jape doreheqjen.  Afati i caktuar për presidentin sirian eshte 20 dite, pas te cilave ai duhet te miratoje ose jo propozimin.  Sipas planit, atij i lihet edhe nje muaj, per t’ia dorezuar pushtetin Kryeministrit apo zëvendëspresidentit.

Katib u zgjodh kreu i Keshillit Kombetar ne nentor te vitit 2012, por pritet te largohet nga kjo detyre. Ai e ka dhene doreheqjen ne muajin mars. Te enjten, pati te tjera raportime per perfshirjen e militanteve te Hezbollahut ne konfliktin e Sirise madje edhe per 75 viktima ne rradhet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA