Ish-presidenti i Iranit: Vendi drejtohet nga injorantë

23/05/2013 16:30

Ish-Presidenti i Iranit, Akbar Hashemi Rafsanjani akuzoi drejtuesit e lartë të vendit si të paaftë dhe injorantë, raportoi të enjten një uebsajt i opozitës në diasporë.

Komentetet e Rafsanjanit vijnë dy ditë pasi u shpall përjashtimi nga lista e konkurrentëve në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të disa kandidatëve të tjerë.

Ndonëse 686 persona regjistruan emrat e tyre si kandidatë për të pasuar presidentin Mahmoud Ahmadinejad, mandati i të cilit skadon muajin e ardhshëm, Këshilli i Lartë i drejtuar nga Lideri Shpirtëror, Ajatollah Ali Khamenei vendosi të s’kualifikonte shumicën dërrmuese të pjesëmarrësve.

Midis të s’kualifikuarve ishte një ish-president, bashkëpunëtori më i ngushtë i Ahmadinejad dhe disa figura liberale.

Në listën përfundimtare mbetën vetëm tetë kandidatë, midis të cilëve disa klerikë fetarë, juristë konservatorë apo teologë.

”Mendoj se vendi nuk është drejtuar ndonjëherë më keq në historinë e tij”, u shpreh Rafsanjani, sipas të përditshmes “Kaleme”.

”Nuk dua të bëhem pjesë e propagandës apo sulmeve të ndryshme politike, por injoranca e tyre është me të vërtetë shqetësuese. Vendi po drejtohet nga kandidatë që nuk e dinë se çfarë po bëjnë”, shtoi Presidenti i Iranit nga vitet 1989-97.

78-vjeçari, i konsideruar si presidenti i fundit reformist i Iranit, ishte midis atyre që u s’kualifikuan prej Këshillit të Lartë dhe në të shkuarën ai ka bërë bujë për kritikat e ashpra që ka adresuar ndaj Ahmadinejadit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA