Gruaja që sfidoi terroristët

23/05/2013 00:00

48 vjeç dhe nënë e dy fëmijëve, zonja Ingrid Loyau Kennett është heroina e Londrës. Ajo mbërriti me autobus në vendin ku dy atentatorët vranë në mënyrë barbare me hanxharë një ushtar britanik dhe nuk u mendua dy herë për të zbritur dhe për të parë trupin që shtrihej në tokë.

Por jo vetëm kaq, ajo vuri në rrezik jetën e saj duke u përpjekur të bindte dy agresorët që të dorëzonin armët. Siç tregon ajo vetë për “Daily Telegraph”, këtë e bëri pasi mendoi se ishte më mirë që armët të drejtoheshin tek një njeri i vetëm.

Gruaja tregon se i kërkoi një prej dy atentatorëve, që mbante në dorë një thikë të gjakosur se çfarë donte. “E vrava sepse ka vrarë shumë myslimanë në Afganistan”, ishte përgjigjia që ajo mori nga vrasësi, i cili i referohej ushtarit të vrarë.

“Unë i thashë: Tani keni kundër shumë njerëz, çfarë do të bëni?, dhe ai mu përgjigj: dua të rri dhe të luftoj, të nis një luftë në Londër që sot”, tregon Kennet.

Heroina, siç e kanë pagëzuar mediat britanike, thotë më tej se pas kësaj përgjigjeje iu drejtua atentatorit të dytë duke i kërkuar që të dorëzonte armët.

“Mendova se ishte më mirë që armët të ishin drejtuar tek një person i vetëm sesa tek të tjerët, në një moment kur fëmijët kishin filluar të dilnin nga shkolla”, rrëfen më tej 48-vjeçarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA