Vritet i njohuri i Tsarnaev

22/05/2013 00:00

Ibragim Todashev, 27 vjeç, u qëllua për vdekje, ndërsa merrej në pyetje nga hetuesit e shpërthimeve në Maratonën e Bostonit, pasi i ka kërcënuar me thikë.

FBI-ja tha fillimisht se ishte një agjent i saj, ai që vrau të riun, mik i vëllezërve Tsarnaev, por në deklaratën pasuese e lë të pasqaruar, se cili ka qenë personi që ka shtënë mbi 27-vjeçarin.

Blloku i apartamenteve, ku ndodhi incidenti me emigrantin çeçen, është izoluar nga policia. Todashev, sipas raporteve në media, kishte jetuar në zonën e Bostonit, para se të transferohej në Florida, disa muaj më parë.

Ai e njihte të dyshuarin për sulmet e maratonës, Tamerlan Tsarnaev, sepse të dy ishin marrë me arte marciale. Zyrtarë të implementimit të ligjit thanë për Associated Press, se Todashev u qëllua pasi sulmoi agjentin e FBI-së me thikë, një përplasje e dhunshme e nisur, siç tregojnë ata, nga i riu çeçen.

Kolegu i tij i dhomës, njëkohësisht mik i Todashev-it, rrëfen se sa i shqetësuar ishte 27-vjeçari, për faktin që do të merrej në pyetje nga Byroja Federale e Hetimit.

Ai nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen e Bostonit, thotë Khusen Tamarov. “Asnjëri prej nesh nuk kishte të bënte fare me atë episod. FBI kishte nisur ta merrte në pyetje Todashev-in, pak pas sulmeve të Bostonit”.

Shoku i tij kujton se si pyetjet u pasuan nga ndjekja dhe mbajtja nën vëzhgim, sapo u mësua se autorët e shpërthimeve ishin çeçenë. Sipas Associated Press, Todashev ishte arrestuar në fillim të muajit për agresion, pas sherrit mbi një vendparkimi në një qendër tregtare të Orlandos, në Florida.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA