
Takimi i Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me homologun e tij
serbi, Ivica Daçiç dhe përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme e
Siguri të BE-së, Catherine Ashton, rinisi sot rreth mesdites.
Pas përfundimit të takimit të mbrëmshëm trilateral Baronesha Ashton u shpreh e kënaqur që edhe një herë kishte pritur dy kryeministrat dhe shprehu bindjen se ata janë të përkushtuar të vënë në jetë Marrëveshjen e Brukselit. “Nesër do të ritakohemi për të konfirmuar përkushtimin tonë në këtë drejtim” u shpreh Ashton mbrëmë.
Pas takimit, ka folur vetëm kryeministri Thaçi i cili ka thënë se është me rëndësi që të arrihet sa më shpejtë marrëveshja për zbatim pasi që koha po kalon. Thaçi ka thënë se ende nuk është folur për telekomin dhe energjinë, porse kjo mund të ndodhë në vazhdim.
Një ditë më parë u raportua nga Brukseli se të dy kryeministrat janë afër me qëndrime rreth planit të zbatimit të Marrëveshjes. Temë e bisedës së sotshme vazhdon të jetë plani për zbatimin e Marrëveshjes së arritur dhe të parafuar më 19 prill nga kryeministrat Thaçi e Daçiç.
Top Channel