Çdo betejë, qoftë dhe kjo me një forcë shkatërruese të natyrës, ka
heronjtë e saj. Pa frikë mund të quhet e tillë Ronda Chrossëhite,
mësuesja e shkollës fillore “Plaza Touer Elementary”, e cila mbuloi me
trupin e saj fëmijët për t’i mbrojtur nga shembja e çatisë apo nga
gurët, tubat dhe objektet e tjerë që përplaste me forcë stuhia.
Ajo e tregon shume thjeshtë: “Kur nisi te vinte une i mbulova me trupin tim femijet. Nje prej vogelusheve me tha ‘Te dua shume, te lutem na shpeto'”.
Te gjithe femijet qe ndodheshin me Ronden tani jane te sigurt. Ajo ka marre disa gervishtje, qe i quan te parendesishem, duke patur parasysh pasoja edhe me te tmerrshme. “Per asnje çast nuk mendova se isha ne prag te vdekjes,- thote ajo – pergjate gjithe kohes u bertisja femijeve ‘Mos u shqetesoni, jemi mire’. Therrisja, sepse doja t’i qetesoja, doja te tejkaloja me ze, zhurmen e furishme te stuhise. Nje vajze qante me ngasherim dhe iu drejtova ‘gjithcka shkon mire, te mbroj une’, dhe me pas iu drejtova Zotit me nje lutje ‘kujdesu per femijet e mi’”.
Megjithese nuk e mban mend mire ate moment, e krahason forcen e stuhise me forcen shtypese te nje treni. “Ishte sikur me godisnin pa pushim mbi kurriz”- tregoi ajo. Pas intervistes nxenesit e perqafuan dhe e falenderuar; kishin qene me fat. Ndersa 9 vogelushe te tjere u rrembyen nga stuhia.
Top Channel