SHBA, “emigracioni” gati për shqyrtim

22/05/2013 04:30

Projektligji gjithëpërfshirës i emigracionit, i cili do t’u ofrojë një shans për shtetësi amerikane miliona ilegalëve, që jetojnë në SHBA, ka bërë një hap të madh përpara në Kongres.

Një panel i Senatit votoi 13 pro dhe 5 kundër në mbështetje të kësaj nisme, pasi një plan, për të sponsorizuar partnerët e të njëjtit seks për status ligjor të përhershëm, u tërhoq. Tashmë, i gjithë Senati do të debatojë në lidhje me këtë projektligj, muajin e ardhshëm.

Reforma e fundit madhore e emigracionit në Amerikë shënohet në vitin 2007, kur një projektligj bipartizan dështoi të miratohej në Senat. Pas votimit të mbrëmjes së të martës, aktivistë të emigracionit, që ishin mbledhur në dhomën e komitetit të Senatit, shpërthyen nga gëzimi.

Në një deklaratë, presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, përshëndeti Komitetin e Drejtësisë së Senatit.

Ai tha se projektligji ishte “gjerësisht në përputhje me parimet e reformave me mirëkuptim, të cilin propozova dhe sfidon ndreqjen e sistemit tonë të thyer të emigracionit”.

Obama shtoi se “shpresonte” që procesi i amendamentit të “çonte në përmirësime të mëtejshme”.

Lideri republikan i Senatit, Mitch McConnell, tha se nuk do të bllokonte masën para se të vihej në diskutim të imtësishëm nga i gjithë Senati, por nuk tha se si planifikonte të votonte më tej. 3 republikanë bashkuan votat me 10 demokratët e Komitetit, gjatë votimit të projektligjit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA