Afro 600 përkthyes afganë, të cilët punuar përkrah trupave britanike, priten të fitojnë të drejtën për të jetuar në Britani, kanë konfirmuar burime qeveritare.
Plani shënon kështu një zmbrapsje të ministrave, të cilët kishin vendosur se ata nuk do të merrnin të njëjtat të drejta për risistemim, siç ndodhi me përkthyesit në konfliktin e Irakut.
Përkthyesve afganë, që punuan në vijën e parë për më shumë se 1 vit, do t’u ofrohet fillimisht një viza 5-vjeçare. Kjo lëvizje mbulon pothuajse gjysmën e përkthyesve afganë, që ndihmuan Britaninë.
Një burim i “Doëning Street” tha se propozimi do t’u japë një mundësi zgjedhjeje përkthyesve: “shansin për të shkuar me punë në Afganistan, për të mësuar aftësi të reja dhe për të rindërtuar vendin e tyre, ose për të ardhur dhe për të pasur një fillim të ri në Britani”.
Koalicioni qeverisës në Britani ka qenë i përçarë në lidhje me këtë çështje më herët. Demokratët liberalë, përfshi edhe ish-lordin e Marinës Mbretërore, Ashdown, kishin bërë thirrje për një modifikim të kësaj pakoje.
Disa të tjerë i frikësohen faktit se kjo ndihmë mund të interpretohet si shenjë e mungesës së besimit tek e ardhmja e Afganistanit, pasi të largohen forcat perëndimore.
Top Channel