Në Bruksel po zhvillohet raundi i radhës i negociatave mes kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, kësaj herë për planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.
Ndërmjetësuesja Catherine Ashton nisi pak pas orës 16:00 takimin e parë dypalësh me delegacionin serb, nga i cili nuk pati asnjë deklaratë para takimit.
Rreth një orë më vonë, në ndërtesën e shërbimit të jashtëm europian mbërriti delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga kryeministri Hashim Thaçi.
«Jam optimist që marrëveshja do të arrihet. Koha po ecën dhe nuk kemi kohë për të humbur. Kemi për të implementuar dhe disktuar çështjet edhe kohore edhe të aktorëve implementues», deklaroi Thaçi.
Në bisedimet trepalësehe, temat e nxehta për planin e zbatimit janë konvertimi i strukturave paralele serbe në veri dhe niveli i pjesmarrjes së bashkësisë së komunave serbe në pushtetin qëndror në Kosovë.
Nga zbatimi në afate të qarta kohore i marrëveshjes së 19 prillit varet edhe perspektiva e afërt europiane e dy vendeve, e cila vendoset në samitin e qershorit.
Top Channel