Një biznesmen italian, i goditur nga kriza ekonomike, ka vendosur t’i
kërkojë ndihmë, ndonëse jo në mënyrë direkte, Papa Françeskut.
Kështu, të hënën ai është ngjitur në kupolën e Shën Pjetrit në Vatikan, duke nxjerrë një parullë me shkrimin “ndal masakrës” dhe duke e kaluar natën atje.
Marcello Di Fazio është pronar i një restoranti të njohur në Trieste, të cilin rrezikon ta humbasë për shkak të krizës financiare. “Ndal masakrës, jo euros”, thotë ai në parullën e tij, të cilën e ka shkruar edhe në anglisht.
Personi edhe në të kaluarën, më 30 korrik dhe më 2 tetor, u ngjit në kupolën e Shën Pietrit për të protestuar kundër një direktive evropiane, e cila, pretendonte ai, do ta dëmtonte biznesin e tij.
Top Channel