Obama lavdëron presidentin e Mianmarit

21/05/2013 05:00

Presidenti Barack Obama ka lavdëruar presidentin e Mianmarit, Thein Sein, për lidershipin e treguar prej tij, në drejtimin e vendit drejt reformave politike e ekonomike.

Ai foli pasi Thein Sein u bë i pari lider i Mianmarit (Burma), që viziton Shtëpinë e Bardhë, që prej 1966-s.

Për herë të parë, presidenti Obama e quajti vendin e tij Miammar, një emër i adoptuar nga ligjet ushtarake të vitit 1989.

Gjithsesi, presidenti Obama shprehu “shqetësimin e thellë” për dhunën ndaj minoritetit të etnisë muslimane në Mianmar.

Ai tha se njeh të gjitha “përpjekjet gjeniale” të bëra nga presidenti Thein Sein për të zgjidhur tensionet etnike afatgjata në vend, por nuk la pa theksuar: “Zhvendosja e njerëzve, dhuna e drejtuar ndaj tyre duhet të ndalin këtu”.

Presidenti Thein Sein, përmes një përkthyesi, pranoi se Mianmari ka “shumë sfida” dhe “që demokracia të lulëzojë, ne do të duhet të ecim përpara, duhet të ndërmarrim reforma politike dhe ekonomike të mëtejshme”.

Presidenti Obama ishte i vetëdijshëm për kritikat ndaj vizitës, teksa takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte i përzemërt, por jo i shfrenuar.

Por, fakti që ky takim ndodhi, do të thotë se Obama ende e konsideron Mianmarin si një histori të suksesshme, pavarësisht se kërkon ende kujdes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA