Një aeroplan me dy vende rrëzohet në Filadelfia, plagosen pasagjerët Një ditë përpara samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive, Parlamenti Europian bën thirrje për rritje të luftës kundër parajsave fiskale, përfshirë hartimin e një liste të zezë të përbashkët të Unionit, si dhe kërkon përmirësim të mbledhjes së taksave.
“Puna e mëtejshme përfshin masa për llogaritjen e fshehjes së TVSH, ku Këshilli pritet të miratojë direktivat mbi ‘Mekanizmin e Reagimit të Shpejtë’ dhe atë mbi kthimin e TVSH-së deri në fund të qershorit”, tha Lucinda Creighton, presidenca irlandeze e Këshillit të BE-së.
“Nesër, në Këshillin e BE-së, unë do të nxis për një angazhim politik, sipas një parimi shumë të thjeshtë që, më 1 janar 2015, BE duhet të ketë shkëmbimin automatik të të dhënave, për të gjitha burimet e të ardhurave”, theksoi Jose Manuel Barroso, president i Komisionit Europian.
“Unë shpresoj se taksapaguesit, në të gjithë Europën po e dëgjojnë këtë. Nëse ne shohim zyrtarët, që punojnë për Komisionin Europian dhe për Parlamentin Europian, kategoria më e madhe e këtyre njerëzve fitojnë, të ardhura të paguara neto, pak më shumë se 100,000 paund në vit dhe, ende sipas rregullave të BE-së, ata paguajnë taksën prej 12%. Është mashtrim tatimor në shkallë absolutisht masive, ndaj dhe zoti Barroso më duhet t’ju them: Si mundet, që kjo të konsiderohet të jetë e drejtë?”, pyeti Nigel Farage, eurodeputet britanik, EFD.
“Propozimi im është që të anulohet samiti Europian, e të mbahet një takim i vërtetë i ministrave të Ekonomisë dhe Financave, në mënyrë që ata të mund të vendosin për ligje konkrete, mbi një listë të zezë për parajsat fiskale në Europë”, u shpreh Guy Verhofstadt, eurodeputet belg, ALDE.
“Autoritetet europiane duhet të kenë të drejtën, të tërheqin licencat bankare për ato institucione, që janë përfshirë në mënyrë aktive në shmangien e taksave, duke ofruar mallra e shërbime të tilla, që mundësojnë shmangien e pagesës së taksës”, tha Mojca Klevakekus, raportuese sllovene në PE.
Sipas rezolutës, së miratuar në Strasburg pas debatit, “vendet anëtare duhet të bashkojnë forcat për të përgjysmuar, deri në 2020-n, hendekun tatimor prej 1 trilion eurosh të pambledhura”, sa ç’vlerësohet të jetë dhe dëmi i shkaktuar nga mashtrimi dhe evazioni fiskal në BE.
Përgatiti: Arta TOZAJ
Top Channel