Mali i Zi feston ditën e martë 7-vjetorin e pavarësisë, së fituar në 21 maj 2006, pas një referendumi në të cilën 680 mijë banorët e fqinjit tonë verior preferuan në shumicë shkëputjen nga federata e përbashkët me Serbinë.

Në referendumin në fjalë votuan 419 240 persona ose 86,5% e popullsisë me të drejtë vote.

Pavarësia u mbështet nga 230 661 votues, ose 55,5% e tyre dhe vendimtare rezultoi popullsia shqiptare e Malit të Zi, pasi në mënyrë që referendumi të miratohej, duhet të merrte mbi 55% të votave.

Sondazhet mbi mënyrën se si votuan komunitetet e ndryshme etnike brenda Malit të Zi treguan se pakica shqiptare ishte ajo që votoi më shumë në bllok, pro shkëputjes nga sovraniteti i Beogradit.

Që prej fitimit të pavarësisë, Mali i Zi, një vend i njohur plotësisht nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka bërë hapa të rëndësishëm përpara duke fituar statusin e vendit kandidat në integrimin drejt BE-së dhe ndodhet gjithashtu pranë anëtarësimit në NATO.

21 maji dhe 22 maji, janë të dyja në kalendarin e pushimeve zyrtare në Malin e Zi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA