Një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën pasi disa tornado
goditën Oklahomën në Shtetet e Bashkuara. Siç raporton media lokale,
dëmi më i madh u shkaktua në Shouni, 55 km larg Oklahoma Sitit.
Një raportere e Fox25 në Shouni raportoi se dhjetera peme, linja elektrike u rrezuan ndersa shume shtepi u shkaterruan. Nje prej banoreve tregoi se kur shtepia e saj ishte goditur, kishte gjetur nje strehe diku dhe pasi stuhia kishte kaluar, shtepia- sic tregoi ajo- ishte rrafshuar teresisht.
Mijera banorë në zonat e prekura mbeten pa energji elektrike. Guvernatorja Meri Fellin tha se eshte shpallur gjendja e jashtezakonshme ne 16 konte për të mundësuar kësisoj ndihmën për zonat më të dëmtuara të Oklahomës. Të djelen, të paktën 4 tornado goditen, pjesë e një stuhie qe leviz në ne pjesen verilindore te Shteteve te Bashkuara.Stuhi u raportuan edhe në shtete të tjere; Ajoua, Minesota, Kansas dhe Illinoi. Sherbimi Kombetar i Motit paralajmeroi edhe për një tornado të rrezikshme në qytetin Uicita, të Kansasit.
Top Channel