Rusi, mbyllen organizatat joqeveritare

20/05/2013 00:00

Agjencia e vetme e pavaruar e sondazheve dhe studimeve në Rusi, “Levada Centre”, njoftoi se mund të mbyllet pas paralajmërimit dhe presionit të autoriteteve vendase për të zbatuar ligjin kontravers të miratuar së fundmi nga parlamenti rus.

Hetuesit rusë i kërkuan agjencisë të regjistrohet si agjenci e huaj pasi është përfshirë në aktivitet politik duke shfrytëzuar fondet e marra nga jashtë Rusisë.

“Levada” është njëra prej agjencive joqeveritare e vënë nën hetim së fundmi në bazë të ligjit të ri. Kritikët e ligjit dhe aktivistë të shoqërisë civile deklarojnë se synimi i autoriteteve është të vendosin nën kontroll gjithë nismat e shoqërisë civile.

Kreu i kësaj agjencie, Lev Gudkov deklaroi se prej muajsh institucioni që ai udhëheq është vënë në qendër të përndjekjes së autoriteteve, pavarësisht se fondet e marra nga jashtë prej saj nuk përbëjnë më shumë se 3 përqind cdo vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA