Për shkak të një defekti teknik, një avion u detyrua të realizonte një ulje pa rrota në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, informuan mediat ditën e dielë.
Avioni i ngritur nga Filadelfia, me destinacion Neë Ark, në Nju Xhersi, nuk mundi të hapte rrotat në fazën e uljes, duke detyruar pilotët që të kryenin një ulje emergjence në orët e para të mëngjesit.
Falë mjeshtërisë së pilotëve, aeroplani bëri një ulje pothuajse perfekte në ato kushte, e të gjithë 31 pasagjerët e 3 anëtarët e ekuipazhit u evakuan pa probleme, sekonda pas qëndrimit të avionit në vend.
Ulja e shkëlqyer e pilotëve bëri jodomosdoshmërisht urgjente edhe ndërhyrjen e forcave të shpëtimit dhe zjarrfikseve, që ishin vendosur buzë pistës të gatshëm për të luftuar me flakët e mundshme që mund të shpërthenin.
Megjithatë, për të qenë të sigurt, zjarrëfikëset spërkatën të gjithë avionin dhe zonën përreth me material fikës, për të shmangur mundësinë e ndonjë të papriture të shkaktuar nga ndonjë shkëndijë apo qark tjetër i shkurtër.
Top Channel