Ban Ki-moon i kërkoi Koresë së Veriut të frenohet nga ndërmarrja e testeve të tjera raketore.
Komentet e Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se erdhen nje dite pasi Peniani testoi tre raketa me rreze te shkurtër veprimi në bregun e tij lindor.
Duke folur nga rusia, numri nje i Kombeve te Bashkuara i beri thirrje vendit komunist te ule tensionet ne rajon e te rifilloje dialogun mbi programin e tij berthamor.
”Shpresoj qe Koreja e Veriut do te frenohet nga te tilla veprime. Eshte koha per t`u ulur serish ne tryezen e negociatave e per te qetesuar situaten. Kombet e Bashkuara jane te gatshme te ofrojne ndihmen e tyre”, u shpreh Ki-moon.
Tensionet mes vendit komunist, fqinjeve te tij dhe Shteteve te Bashkuara jane pershkallezuar ndjeshem kete vit.
Peniani kercenoi me shpagim ushtarak pas vendosjes se sanksioneve te reja te OKB-se ne muajin mars, te cilat ishin pasoje e kryerjes se testit te trete berthamor nga Penaini.
Perpos kercenimeve per te rivene ne pune nje reaktor te mbyllur berthamor, i cili prodhonte plutonium per programin e armeve ne vend, Veriu nderpreu edhe lidhjet ushtarake e ekonomike me Seulin.
Komentet e Ban Ki-moon u bene pas bisedimeve te tij ne Rusi me presidentin Vladimir Putin.
Moska eshte nje prej anetareve ne bisedimet gjashtepaleshe mbi ambiciet berthamore te Korese se Veriut.
Ministria koreanojugore e mbrojtjes tha se Peniani kishte leshuar dy raketa me rreze te shkurter veprimi te shtunen ne mengjes dhe nje tjeter ne oret e pasdites. Testime te tilla po kryhen tashme rregullisht nga vendi komunist.
Top Channel