SHBA: Rusia mbështet Assad-in

18/05/2013 00:00

Shtetet e Bashkuara shprehen zhgënjimin ndaj Rusisë për dërgimin e
raketave në Siri. Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Gjenerali
Martin Dempsej tha se raketat, nuk bëjnë gjë tjetër vecse inkurajojnë
regjimin e Assad dhe shtojnë vuajtjen e popullit.

Ai e deklaroi kete gjate nje konference te perbashket per shtyp me Sekretarin Amerikan te Mbrojtjes, Cek Hagel. Dempsey e përshkroi vendimin e Moskes për dërgimin e raketave si një akt në momentin kritik. Zhvillimet e fundit pasojne shqetesimet nderkombetare ne rritje për përdorimin e armeve kimike në Siri, diçka që presidenti amerikan Barak Obama e ka cilesuar si vijen e kuqe te konfliktit, apo pragun e nderhyrjes ushtarake.

Rusia është një prej te pakteve aleate te mbetur te Sirise dhe nje prej furnizuesve te vjeter te armeve për regjimin e Bashar Assad-it.  

Pergjate viteve, permes kontratave miliarda dollareshe ka shitur mijera tanke, avione dhe helikoptere ushtarakë si dhe sisteme mbrojtese.Në vitin 2007 Siria dhe Rusia nënshkruan marreveshjen për furnizimin me raketa Jahkhonte, me nje rreze veprimi prej 290 kilometra, e cilesuar nga ekspertet -si kercenim për lufte-anijet në Detin Mesdhe.

Perendimi eshte i shqetesuar për praninë e te tilla armeve te sofistikuara nga Rusia ne Siri sepse do ta bejne me te veshtire gjetjen e nje marreveshjeje për; nderhyrjen ushtarake, vendosjen e nje bllokade apo sulmet nga ajri mbi shenjestrat e percaktuara.Lajmi për dërgimin e raketave të sofistikuara ruse u publikua në gazeten prestigjoze amerikane “Neë York Times”. Gjate takimit me sekretarin e pergjithshem te Kombeve te Bashkuara Ban Ki Mun ne Soci te Rusise, Lavrov pa konfirmuar lajmin e publikuar tha se furnizimi me arme nuk shkel rregullat dhe normat nderkombetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA