Deputetët britanikë, alkool në Parlament

18/05/2013 00:50

Shifrat alarmante, që dalin nga një sondazh me 150 deputetë britanik, nxjerrin në pah një problem të vjetër në ambjentet e Parlamentit britanik, pikërisht konsumimin e alkoolit në baret dhe restorantet e Parlamentit, ku 13 mijë persona kanë leje të posaçme për të hyrë në ambjentet e tij, përfshi deputetë, Lordë dhe stafet e tyre.

26 përqind e deputetëve të anketuar mendojnë se egziston një kulturë “jo e shëndetshme” në radhët e deputetëve, të cilët pijnë alkool në ambjentet e Parlamentit, ku pijet alkoolike janë të subvencionuara nga shteti dhe me çmime të ulta.

Organizata e bamirësisë, “Alcohol Concern”, që ka kryer sondazhin, thekson se “nëse një e katërta e punonjësve do të shprehnin shqetësim për konsumimin e alkoolit në çdo ambjent pune, në parim drejtuesit do duhet të ndërmarrin veprime për një fenomen të tillë. Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Parlamenti britanik”, thekson drejtuesi i saj.

Vetëm gjatë vitit 2011, nëpër nëntë baret e Parlamentit britanik u shpenzuan më shumë se 1,3 milionë stërlina vetëm për alkool.

Në fillim të këtij viti, një deputet laburist u ndalua nga blerja e alkoolit në baret e Parlamentit, pas një përleshjeje fizike me një koleg konservator dhe u dënua nga gjykatat për këtë vepër penale. Më pas, ai dha dorëheqjen nga Partia Laburiste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA