LIVE/ Mbaron koha e negociatave për Iranin, nis operacioni izraelito-amerikan. Sulmohet me raketa Teherani Human Rights Watch i kërkon Bashkimit Evropian të sanksionoje Hungarinë
duke pezulluar të drejten e saj për vote pas ndryshimeve kushtetuese, të
përcjella me kritika të forta.
Në një raport prej 29 faqesh, organizata per te drejtat e njeriut thote se amendimet e fundit në Kushtetutën e Hungarisë si dhe masa të tjera ligjore po minojnë pavarësinë e gjyqësorit, të drejtat e medias dhe të drejtat e të pastrehëve.
Sipas grupit me seli ne New York, deshtimi i vazhdueshem i qeverise hungareze per t’u pajtuar me rekomandimet e institucioneve europiane duhet te rezultoje ne veprime konkrete nga ana e bllokut europian, perfshire hapat drejt pezullimit te te drejtes se votes per kete vend. Pa reformat e kerkuara prej BE-se, ndryshimet kushtetuese dhe legjislative do te kene pasoja demtuese afatgjate mbi lirite themelore dhe te drejtat e njeriut, thuhet ne raport.
Partia Fidez e kryeministrit Viktor Orban e ka perdorur shumicen e saj prej dy te tretash ne Parlament per kalimin e ligjeve e reja, per te cilat kritiket thone se dobesojne sistemin demokratik te kontrollit dhe balansimit te pushtetit qeveritar.
Parlamenti hungarez i miratoi amendamentet kushtetuese muajin mars, duke ndezur protesta popullore dhe shqetësim në radhët e qeverive të huaja, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë si dhe Komisionin Evropian dhe Këshillin e Evropës. Zyra hungareze e shtypit pranë Bashkimit Evropian nuk pranoi të bënte komente lidhur me raportin e Human Rights Watch. Por Budapesti zyrtar ka argumentuar më parë se Kushtetuta e vendit kishte nevojë për ndryshime.
Top Channel