Përshkallëzojnë tensionet në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon me raketa Teheranin Dy tornado të fuqishme goditën veriun e Teksasit, duke marrë jetët e 6 personave e duke plagosur shumë të tjerë.
Zyrtarë lokale nuk e përjashtojnë mundësinë që bilanci i vdekjeve te rritet akome me shume. 14 vete konsiderohen te zhdukur pas atij qe sherifi i kontese Hood, Roger Deeds e pershkroi si “nje makth te vertete”.
Numri i te lenduarve ne qytezen Granbury me 8.000 banore, mund te jete rreth 100. Spitalet e zones kane kerkuar staf shtese ndersa shkollat dhe ndertesa te tjera atje po perdoren si ambiente per trajtimin e te plagosurve. Nje pjese e tyre u derguan ne klinikat e Forth ëorthit fqinje, per shkak se ato te Granbury-it nuk kishin me vende. Pamjet filmike tregojne shtepi e makina te shkaterruara ose demtuara keqas, peme te shkulura nga rrenjet e linja te rrezuara te tensionit te larte. Nje ferr i vertete, sic thone banoret; vertet e frikshme.
“Shtepia levizte e tera. Ne ishim mbyllur ne dollap, po i degjonim te gjitha, ishte sikur te aty prane te kalonte nje tren, e tmerrshme”, thonë banorët.
Tornadot ishin pjese e nje sistemi stuhish te dhunshme qe ka leshuar vorbulla ajri ne mbare veriun e Teksasit. ekipet e kerkim-shpetimit kane rinisur punen sapo zbardhi dita me shpresen se nuk do te gjejne me viktima te tjera.
Top Channel