Tërmeti i pak viteve më parë në Akuila të Italisë, që shkaktoi shembjen e shumë shtëpive, nuk ishte aspak i paparashikueshëm.
Kështu ka deklaruar gjykatësi i çështjes, Giuseppe Grieco në motivimin e dënimit të katër të pandehurve dhe shfajësimit të katër të tjerëve.
Motivimet janë gjithësesi të njëjtat që në janar çuan në dënimin e ekspertëve të një komisioni hetimor, raportojnë mediat italiane online.
Në bazë të të dhënave teknike, për gjyqtarin Grieco tërmeti mund të parashikohej, duke qenë se ishte verifikuar në atë që quhet “periudha e kthimit”, që do të thotë në aksin kohor të përsëritjes së ngjarjeve të parashikuara për zonën e Akuilas.
“Ishte një tërmet aspak i jashtëzakonshëm për territorin e rajonit dhe tërësisht në linjë me lëvizjet sizmike të zonës”, ka deklaruar Grieco.
Në dënimin e ekspertëve në proçesin e mëparshëm u argumentua se ishte neglizhenca njerëzore që i dha garanci falso popullsisë, e cila mori masat e zakonshme si dalja nga shtëpia pas një lëkundjeje të fortë.
Të pandehurit u dënuan me gjashtë vjet për “vrasje me dashje”, “katastrofë të qëllimshme” dhe “dëme të qëllimshme”.
Tërmeti i 6 prillit 2009 shkaktoi vdekjen e 309 personave dhe shembjen e shtëpive të Akuilas dhe zonave të tjera të rajonit të Abrucos, edhe për shkak të infrastrukturës tejet të vjetër.
Top Channel