Spiuni amerikan, Putin: Dëmtohen marrëdhëniet

15/05/2013 15:20

Ambasadori amerikan në Rusi u thirr në selinë e Ministrisë së Jashtme në Moskë, këtë të mërkurë, për të dhënë shpjegime pas arrestimit të një diplomati amerikan, me akuzën e spiunazhit.

Michael McFaul u thirr në Ministri pasi të martën u ndalua Ryan Fogle, i akuzuar për “tentativën e rekrutimit për llogari të CIA-s të një zyrtari vendas”.

Në dispozicion të tij u gjetën një sasi e madhe para kesh dhe materiale të tjera të dyshuara si të përdorura për llogari të veprimeve të tij të spiunazhit.

Duke qenë se gëzonte imunitet diplomatik, Folge nuk do të procedohet nga drejtësia ruse. Ai u shpall person “non grata” dhe duhet të largohet në mënyrë të menjëhershme nga Federata Ruse.

Një zëdhënës i presidentit Putin, u shpreh se “ky incident nuk do të ndikojë në përmirësimin e marrëdhënieve ruso-amerikane”.

Megjithatë, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, informoi se nuk e ngriti këtë çështje të martën, në takimin e tij me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry, me të cilin përkoi gjatë një konference ndërkombëtare në Suedi.

”Vendosja që diskutimi i kësaj çështje do të ishte sipërfaqësore, duke qenë se ajo është tashmë në qendër të vëmendjes publike dhe lehtësisht e kuptueshme nga të gjithë”, deklaroi Lavrov, në një koment të publikuar në faqen e Ministrisë së Jashtme Ruse në internet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA